Muhamed Elmazi nis përgatitjet për garën në Saraj: “Strategjia e fitores po ndërtohet”

Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit nga koalicioni VLEN, Muhamed Elmazi, ka bërë të ditur se ka filluar punën me aktivin politik të subjektit për ndërtimin e strategjisë zgjedhore, transmeton zhurnal.mk.

“Së bashku me aktivin politik të VLEN-it po ndërtojmë strategjinë e fitores në Saraj. Kjo parapërgatitje për hapjen e shtabit do të jetë vetëm fillimi i ndryshimit që po vjen”, deklaroi Elmazi.

Ai theksoi se hapja e shtabit zgjedhor do të shënojë një fazë të re për fushatën, duke u angazhuar për një mobilizim të gjerë në terren dhe një program që, sipas tij, do të sjellë ndryshime pozitive për komunën e Sarajit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button