Filipçe: Masa qeveritare për uljen e çmimeve të materialeve shkollore është manipulim, çmimet vetëm se kanë shënuar rritje

“Kemi bërë një analizë, fletoret A4 për fëmijë janë bërë 30% më të shtrenjta krahasuar me fillimin e vitit. Çantat e shpinës për fëmijë janë dyfishuar në çmim, dhe tani Qeveria do t’i ulë me 15%”, tha Filipçe, duke treguar se situata reale në terren është e kundërta e asaj që pretendojnë përfaqësuesit e qeverisë.
Sipas tij, kjo masë vjen vonë dhe pa asnjë efekt real tek qytetarët.
“Ata nuk e morën parasysh më parë, dhe tani, gjoja, duan të marrin një lloj mase. Qytetarët do të paguajnë përsëri çmime të larta dhe nuk do të ndiejnë asgjë”, tha ai.



