YouTube suspendoi emisionin shqiptar “Bota në fokus” sepse raportonte për gjenocidin në Gaza

Nuk janë të pakta rastet kur mediat prestigjioze censurojnë raportimin e drejtë karshi gjenocidit izraelit që po ndodhë në Gaza. Së fundi, Epiqendra raportoi se si BBC po i detyronte punëtorët të raportonin pro Izraelit. Një nga emisionet dokumentuese shqiptare që raportonte mbi gjenocidin në Gaza ishte emisioni “Bota në fokus” që transmetohej në TV Shenja, i cili realizohej nga autori Avdi Bakiju. Por YouTube nuk u tregua korrekt, pasi vendosi ta suspendojë kanalin e emisionit “Bota në fokus”, që sipas autorit Avdi Bakijut, kjo u bë për ta heshtur të vërtetën.
“Për ta heshtur të vërtetën, Youtube e suspendoi sot kanalin e emisionit ‘Bota në fokus’. Emisioni ‘Bota në fokus’ që transmetohet në Tv Shenja e të cilin e kam realizuar vetëm për një qëllim – informimin e drejtë për gjenocidin izraelit në Gaza, Youtube ka zgjedhur ta suspendojë për arsye të pabaza. Prej sot, kanali zyrtar i emisionit (Youtube), nuk ekziston, ndërsa emisioni pa dyshim do të vazhdojë të transmetohet në Tv Shenja çdo të martë. Gjykoj se siç i vrasin gazetarët në Gaza për ta heshtur të vërtetën, poashtu e kanë ‘vrarë’ edhe këtë kanal në Youtube e shumë profile në rrjetet sociale. Ne do të vazhdojmë të jemi prezent në të gjitha rrjetet sociale, ndërsa për hapjen e kanalit të ri në Youtube, do t’ju njoftoj ditëve në vazhdim. Të vërtetën nuk e vret dot askush!”, është shprehur Bakiju në rrjetin e tij social në Facebook.
Vlen të theksohet se në emisionin “Bota në fokus” raportohej për krimet izraelite dhe katastrofën humanitare të shkaktuar mbi civilët në Gaza. Pra, nuk kishte asgjë politike, ideologjike, materialiste apo ndonjë agjendë të dyshimtë. Emisioni ishte në sinkron me shumë emisione, gazetari dhe media anembanë botës që mbrojnë të vërtetën. Vlen të theksohet një nga raportimet e njohura të emisionit ishte “Masakra e syfyrit” ku nga sulmet izraelite gjatë muajit Ramazan 2025 mbetën të vdekur 400 persona.




