Edhe pse 10 ditë më parë u pastrua, deponia në Nikushtak, u mbush me mbeturina nga kamionët e ndërmarrjes publikë të K. Likovës “Pisha

Edhe pse 10 ditë më parë u pastrua, deponia në Nikushtak, u mbush me mbeturina nga kamionët e ndërmarrjes publikë të K. Likovës “Pisha”
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Ambientit, Izet Mexhiti tha se po merren masa shtesë dhe paralajmëroi dënim për ndërmarrjen publike të Komunës së Likovës, e cila ka vazhduar me hedhjen e mbeturinave në deponinë ilegale në Nikushtak.
“Unë vetëm do të komentoj që dallimi është se ne pastrojmë, ata vazhdojnë të ndotin. Edhe kur e pastrojmë deponinë edhe kur e rrethojmë deponinë, fatkeqësisht opozita ose komunat që i udhëheqin ata, vazhdojnë t’i ndotin ato. Mirëpo këto ditë ne kemi marrë masa shtesë, do të vendosim kamera, do e dënojmë ndërmarrjen publike të komunës së Likovës, dhe do të mbyllet krejtësisht ajo deponi, sepse qëllimi është që aty të jetë terren i pastër, terren ku nuk do të ketë mbeturina,” tha Izet Mexhiti, Minisër i Mjedisit.



