“Kontroll në Shkup, u gjetën pistoletë dhe plumba në Aerodrom.”

Më 05.09.2025, në orën 17:30 në Shkup, në territorin e komunës Aerodrom, oficerët e policisë arrestuan Lj.S. (52) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli të kryer në bazë të një urdhri gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në shtëpinë e tij u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë “Crvena Zastava” me dy karikatorë dhe fishekë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.



