Takim me banorët e fshatit Vërtekicë – Sedat Bislimi dhe Xhelal Ramushi në terren

Takim me banorët e fshatit Vërtekicë – Sedat Bislimi dhe Xhelal Ramushi në terren

Kandidati për kryetar komune nga koalicioni VLEN, Sedat Bislimi, bashkë me bartësin e listës Xhelal Ramushi dhe ekipin e tij, qëndruan sot në fshatin Vërtekicë për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e banorëve.
Në fokus të takimit ishin problemet kryesore që banorët përballen çdo ditë:
Rruga e shkatërruar – një problem jetik që kërkon zgjidhje urgjente dhe që me vite mbetet i pazgjidhur nga pushteti lokal aktual.
Burimi i ujit për banjat – projekti ekziston që 5 vite, por ende nuk është përfshirë në buxhetin e komunës.
Transporti publik – kërkohet që të jetë më i shpeshtë për të lehtësuar lëvizjen drejt zonave urbane.
Shpella e Vërtekicës – një pasuri natyrore që do të përfshihet në planet zhvillimore, duke përdorur fondet IPARD për ta promovuar si atraksion dhe për të mbështetur zhvillimin lokal.
Sedat Bislimi dhe ekipi i tij rikujtuan për angazhimin e tyre që secili problem real i banorëve të gjendet në prioritetet e qeverisjes së ardhshme lokale.

PËR KOMUNËN E STUDENIÇANIT NDRYSHIMI VLEN

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button