Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, takim me homologen islandeze në Reykjavik

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në Maqedoninë e Veriut, Faton Fazliu, zhvilloi një takim zyrtar në Reykjavik me homologen e tij islandeze, znj. Hildur Ragnars.

“Pata kënaqësinë të takohem me znj. Ragnars, ku diskutuam për përvojat dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e regjistrit civil,” u shpreh Fazliu.

Ai theksoi se ky hap përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e lidhjeve institucionale mes dy vendeve:
“Është një moment i rëndësishëm për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të shkëmbyer praktika të mira që do të përmirësojnë shërbimet tona për qytetarët.”

Takimi u vlerësua si një hap i ri drejt rritjes së partneritetit mes institucioneve të të dyja shteteve në këtë fushë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button