Maqedonia e Veriut do të luajë më 13 tetor, çmimi i biletave do të jetë deri 500 denarë

Maqedonia e Veriut më 13 tetor do të vazhdojë ndeshjet kualifikuese për Kupën Botërore 2026. Ndeshja e radhës do të luhet në Shkup kundër Kazakistanit, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e biletave janë 300.00 denarë për tribunën perëndimore të Arenës Kombëtare “Todor Proeski”. 400.00 denarë është çmimi i një bilete për tribunën jugore dhe tribunën veriore. 500.00 denarë është çmimi i një bilete për Kategorinë e Parë, tribunën veriore dhe tribunën jugore”, raporton FFM-ja.

Hyrja do të jetë falas në tribunën lindore për futbollistët e rinj dhe trajnerët që vijnë nga Liga e Fëmijëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button