Kasami uron rizgjedhjen e Qeverisë Rama: Suksesi i Shqipërisë është sukses i gjithë kombit

Kryetari i Lëvizjes **BESA**, Bilall Kasami, ka uruar rizgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Shqipërisë, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
Kasami theksoi se Shqipëria sot është bërë shembull i progresit për të gjitha shtetet, duke ecur me hapa të mëdhenj përpara në zhvillim, modernizim dhe me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Sukseset e Shqipërisë janë sukses i mbarë kombit tonë dhe këto arritje na bëjnë krenarë të gjithëve,” u shpreh ai.
Kreu i Lëvizjes BESA shtoi se pret bashkëpunim edhe më të madh mes dy qeverive në fusha si arsimi, ekonomia, kultura dhe zhvillimi, për t’u ofruar të rinjve më shumë mundësi dhe perspektivë në vendin e tyre.
Kasami përfundoi urimin e tij duke shpresuar që mandati i ri të sjellë më shumë fuqi, unitet dhe dinjitet për kombin shqiptar kudo që jeton.



