Alta Banka hyn në tregun maqedonas me një vizion të fuqishëm për zhvillim

ALTA Banka SH.A. Beograd, një nga institucionet financiare më të avancuara dhe më inovative në rajon, ka ndërmarrë hap të madh duke dorëzuar ofertë për marrjen e Stopanska Banka SH.A. Manastir. Me këtë investim do të nisë një kapitull i ri i rritjes në sektorin e shërbimeve financiare për qytetarët dhe kompanitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Oferta për marrje, e publikuar më 11 Shtator 2025, u referohet të gjithë aksionarëve që posedojnë aksione me të drejtë vote të lëshuara nga Stopanska Banka SHA Manastir.

Alta Banka SHA Beograd, ofertën për marrje e publikoi në pajtim me vendimin e marrë për lëshimin e lejes për ofertë për marrje nga Komisioni i Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të datës 10 Shtator 2025, si dhe me pëlqimin paraprak të marrë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut për fitimin e një pjese kapitale të aksioneve në Stopanska Banka SHA Manastir.

“Ky integrim do të sjellë përfitime të rëndësishme për tregun maqedonas dhe do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë lokale,” deklaroi Dr. Davor Macura, kryetar i Bordit Drejtues të ALTA Bankës.

Kryetari i Bordit Drejtues të Stopanska Banka SHA Manastir, znj. Aleksandra Radevska, deklaroi:

“Bordi Drejtues i Stopanska Banka SHA Manastir e pranoi ofertën për marrje dhe Prospektin për marrjen e të gjitha aksioneve të zakonshme me të drejtë vote të lëshuara nga Stopanska Banka SHA Manastir nga ana e Alta Banka SHA Beograd.

Në përputhje me objektivat strategjike të Alta Banka SHA Beograd, siç është paraparë në prospektin e publikuar, ky investim do të ndikojë në zhvillimin e mëtejmë dhe avancimin e veprimtarisë së Stopanska Banka SHA Manastir.

Nëse procesi përfundohet me sukses, besoj se përvoja dhe ekspertiza e Alta Bankës do të kontribuojnë në avancimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve që ofrojmë, veçanërisht në segmentet e inovacionit, digjitalizimit dhe mbështetjes strategjike të klientëve”.

ALTA Banka është aktor i rëndësishëm financiar në rajon dhe pritet që edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut të veprojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të kujdesshme – duke respektuar plotësisht specifikat e tregut, nevojat e klientëve dhe kornizën rregullatore. Nëse ky investim realizohet, do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt lidhjes rajonale, ruajtjes së vazhdimësisë dhe hapjes së mundësive për inovacione dhe zhvillim të ri.

Me këtë bashkëpunim strategjik, Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet pjesë e rëndësishme e rrjetit të ALTA Bankës –rrjet që e formëson të ardhmen e bankave në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button