Çdo fshat ka zërin e vet , sot e dëgjova në Draçevicë

Sot vizitova fshatin Draçevicë dhe u ndjeva jashtëzakonisht i lumtur nga pritja e ngrohtë që më bënë banorët. Bashkë biseduam për sfidat e përditshme dhe për nevojat që ka ky vend, por mbi të gjitha ndava me ta bindjen time se ndryshimi i Studeniçanit nis nga çdo fshat e çdo familje.
Besimi dhe fjalët e tyre më japin forcë që të punoj edhe më shumë, sepse bashkë mund ta ndërtojmë një komunë më të zhvilluar, me infrastrukturë më të mirë, me mbështetje të denjë për bujqësinë dhe me më shumë mundësi për rininë tonë.
Faleminderit Draçevicës për zemrën e hapur dhe për mbështetjen. Ky udhëtim është i yni, dhe së bashku do ta bëjmë ndryshimin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button