Mexhiti: Takimi me fëmijët në Fushë Topanë, angazhim për një të ardhme më të mirë në Çair

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, organizoi një takim të veçantë me fëmijët e lagjes Fushë Topanë, ku theksoi rëndësinë e tyre si motivim dhe arsye për përpjekjet e vazhdueshme drejt një të ardhmeje më të mirë.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot jetë, lagjja u mbush me zërat dhe gëzimin e fëmijëve, ku Mexhiti theksoi se fëmijët janë arsyeja kryesore pse prindërit punojnë dhe sakrifikojnë çdo ditë.

Ai njoftoi se në kuadër të përmirësimit të kushteve për brezin e ri, po ndërtohen çerdhe të reja, ndërsa shkollat ekzistuese janë renovuar për t’u bërë më të sigurta dhe më të përshtatshme për nxënësit.

Përveç renovimeve, kandidati njoftoi edhe ndërtimin e shkollave moderne, përfshirë shkollën “Idnina” dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta, me qëllim ofrimin e kujdesit dhe edukimit të nevojshëm.

“Si prind dhe si kandidat për kryetar të Çairit, fëmijët janë motivimi më i fuqishëm për të punuar pa pushim dhe për ta bërë komunën tonë vend më të mirë, më të sigurt dhe me mundësi për të gjithë,” u shpreh Mexhiti.

Ai përfundoi duke theksuar se çdo hap dhe çdo punë që kryhet në Çair është një premtim i mbajtur për një të ardhme më të ndritur për fëmijët dhe familjet e komunës.

“Çairi do të vazhdojë të zhvillohet për fëmijët tanë, për gëzimin e çdo familjeje dhe për një të ardhme më të sigurt. Vetëm për ju, ardhmëria jonë,” përfundoi kandidati.

Ky takim me fëmijët e Fushë Topanës përforcoi mesazhin e Mexhitit për një angazhim të palëkundur në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunës së Çairit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button