Batinca e mbështet vizionin e Sedat Bislimit për Studeniçanin!

Sonte ishim në Batincë, mysafirë tek familja e Amet dhe Emir Ismailit. Bashkë me kandidatin e VLEN për kryetar të Studeniçanit, Sedat Bislimin, deputetin Bekim Sali dhe doktor Rexhepin, u takuam me banorë që na e forcuan edhe më shumë besimin se e ardhmja është me të drejtën, me fitoren, me vizionin tonë për zhvillim.

Ky besim që na japin familjet, të rinjtë dhe të moshuarit, dhe të gjithë banorët, është garancia më e madhe se Studeniçani nuk do të mbetet peng i dështimeve dhe gënjeshtrave të atyre që për vite të tëra vetëm premtuan e mashtruan.

Batinca dhe i gjithë Studeniçani meritojnë zhvillim të vërtetë: rrugë të rregulluara, investime të prekshme, shkolla dhe perspektivë për të rinjtë, si dhe veçanërisht investime në bujqësi. Ky është zotimi ynë, ky është drejtimi ynë!

Ndërkohë që kundërshtarët tanë kanë mbetur peng i interesave të tyre të ngushta, ne, bashkë me qytetarët, do të shkruajmë faqen e re të fitores.

7 është numri, 19 tetori është dita e fitores!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button