“Punime të kota, probleme të njëjta – Batinca kërkon projekt të vërtetë”

Dua të pyes kryetarin aktual pse para disa muajsh u bënë punime në të njëjtin vend që në fund dolën të kota sepse problemi mbeti i njëjtë? Pse nuk merret seriozisht kjo çështje një herë e përgjithmon me një projekt të vërtetë e jo vetëm “shkel e shko”? Ju garantoj që sapo të bjerë shi problemi do të rikthehet sërish.
Pa një projekt të duhur të gjitha këto punime janë vetëm për sy e faqe! Batinca meriton më shumë projekte të qëndrueshme jo që çdo 2-3 muaj të përballemi me të njëjtat probleme.
#BatincaMeriton!



