Përçarje në taborin e AKI-së në Strugë: Ramiz Merko nis betejën kundër Arsim Dalipit

Në Strugë është vërejtur një përçarje e madhe brenda radhëve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI). Burime nga terreni bëjnë me dije se kandidati i AKI-së, Arsim Dalipi, nuk gëzon mbështetjen e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili prej kohësh shihet si figura kryesore që kontrollon strukturat lokale të BDI-së.
Përçarja ka dalë në pah edhe në rrjetet sociale, ku një pjesë e aktivistëve të AKI-së kanë refuzuar hapur të përkrahin Dalipin.
Madje, edhe portali i afërt me Ramiz Merkon strugalajm.org ka publikuar një shkrim kritik ndaj kandidatit të AKI-së, duke bërë thirrje që qytetarët struganë të mos “mashtrohen” nga kandidatura e tij.
Kjo situatë pritet të ndikojë dukshëm në garën zgjedhore në Strugë, duke e dobësuar pozicionin e AKI-së përballë kandidatit Mendi Qyra.



