Bislimi falënderon punëtorët e NPK: Heronjtë tanë janë gjithmonë në terren

Pas aksionit për larjen e rrugës në lagjen Drenovec, drejtori i NPK-së në Tetovë, Samet Bislimi, zhvilloi një takim simbolik me punëtorët e ndërmarrjes, të cilët i quajti “heronj të qytetit”.
Ai vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në terren, në shërbim të qytetarëve.
“Nga një kafe me heronjtë e qytetit! Punëtorët e NPK janë gjithmonë në terren dhe krah qytetarëve!”, shkroi Selimi.



