Ceballos duket se dha mesazhin lamtumirës nga Real Madridi

Minutat e luajtur dje ndaj Oviedos duket se janë të fundit për Dani Ceballos te Real Madridi. Pas ndeshjes mesfushori spanjoll shkroi në profilin e tij “Last Dance-Vallëzimi i Fundit”, një mesazh tipik lamtumirës.
Ceballos hyri në fushë në minutën e 86-të, duke zëvendësuar Mbappé-në, dhe luajti pak më pak se dhjetë minuta.

Mesazhi i mesfushorit sugjeron se ai mund të kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin.

Kalimi te Betisi është më i mundshmi pasi që ish-skuadra e tij ka shprehur interesim të madh për rikthimin e Ceballos.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button