Kasami: Themelet e zhvillimit të Tetovës janë të vendosura, tani nis Kapitulli i Dytë

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidat i koalicionit **VLEN** për edhe një mandat, Bilall Kasami, zhvilloi takim me banorët e Çarshisë së Epërme, ku u prit me mbështetje të madhe nga rrethi i tij.
Kasami tha se këto takime janë gjithmonë më të afërta për të, pasi përfaqësojnë lagjen e tij dhe njerëzit që e kanë përkrahur në rrugën e nisur për transformimin e Tetovës.
“Themelet e transformimit të qytetit që i vendosëm në mandatin e parë nuk mund t’i mohojë askush. Sot, Tetova është gati për Kapitullin e Dytë të kësaj historie suksesi,” u shpreh Kasami.
Ai theksoi se zhvillimi i qytetit duhet të vazhdojë, duke përsëritur se Tetova nuk ndalet.



