Lumi Markovë helmon bagëtitë dhe banorët në Batincë: Kafshët ngordhin, institucionet heshtin

Lumi Markovë në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit është shndërruar në simbol të helmimit mjedisor dhe rrezikut për jetën. Ujërat e zeza që derdhen në të, bashkë me mbetjet nga deponia “Drislla”, e kanë kthyer burimin që dikur ishte i pastër në një rrjedhë të ndotur e të mbushur me mbeturina. Banorët raportojnë ngordhjen e bagëtive që kanë pirë ujë nga lumi, pamundësi për të punuar tokat bujqësore dhe rrezik serioz për shëndetin e tyre. Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, institucionet nuk ndërmarrin masa, shkruan Portalb.mk.
Lumi Markovë helmon bagëtitë dhe banorët në Batincë: Kafshët ngordhin, institucionet heshtin (Video)
Foto GaleriaLajmeLajme kryesore
By Albina Ramadani On 27/09/2025 07:45
Lumi Markovë në fshatin Batincë, Komuna e Studeniçanit. Foto nga Portalb.mk (23.09.2025)

Share

Ngordhja e bagëtive nga uji i ndotur është kthyer në një realitet të hidhur për banorët e fshatit Batincë të Komunës së Studeniçanit.

Vetëm një vit më parë, banorit Amet Demiri i ngordhën 20 krerë bagëti pasi kishin pirë ujë nga lumi Markovë, i cili prej vitesh është shndërruar në burim helmimi.

“Në fshatin Batincë, ujërat e zeza derdhen në lumin Markovë. Këto vijnë prej bjeshkëve lart. Para njëzet vitesh uji ka qenë i pastër dhe kishe mundësi të pije, të laje duart e sytë. Ndërsa tash, që tridhjetë vite, lumi është helmuar. Është ndotur si prej deponisë Drislla, ashtu edhe prej komunës sonë, e cila i ka nxjerrë ujërat nga fshati dhe i ka lëshuar në lumë. Papastërtia, siç e sheh, ka pushtuar lumin, rrugët dhe të gjitha gjërat. Këtu nuk ka kurrfarë kontrolli”, tha Amet Demiri.

Ai shtoi se edhe pse i kanë paralajmëruar institucionet, askush nuk ka marrë masa.

“Kam bagëti, por ato as nuk mund të pijnë ujë. Para një viti, 20 dele u helmuan nga rrjedhjet e ujërave të zeza që vijnë edhe prej deponisë Drislla. E njëjta gjendje vazhdon, ndërsa nuk ka marrë masa as komuna, as shteti, as Ministria e Ekologjisë. Për shkak të këtyre problemeve dhe mungesës së kushteve për jetesë, fshati ka filluar të shpërngulet”, shtoi Demiri.

Ai theksoi se uji është i ndotur që nga burimet mbi fshat dhe nga deponia e Drisllës, ku derdhen ujërat e zeza. Për këtë arsye, sipas tij, as tokat nuk mund t’i punojnë për shkak të ujit helmues.

“Kemi shumë probleme këtu në fshat. Nga komuna jemi shumë të mashtruar, sepse nuk kanë punuar dhe nuk kanë bërë disa gjëra elementare. Problemet i kemi çdo ditë e çdo natë, por nuk po zgjidhen. Po ashtu, edhe fshati është duke u shpërngulur. Rinia po ikën për shkak të kushteve elementare për jetesë, sepse ka shumë gjëra që nuk janë bërë”, tha Demiri.

Pamjet që sjell Portalb.mk nga lumi Markovë, tregojnë se uji është i ndotur, në të cilin shihen barishte të thata dhe të egra, plastika dhe derdhen ujëra të zeza, duke reflektuar ndotjen e mjedisit dhe rrezikun për shëndetin e banorëve.

Disa banorë tjerë nga Batinca për Portalb.mk theksuan se çdo ditë ndjejnë erë të keqe dhe thithin ajër të ndotur, i cili shkakton sëmundje. Ata thonë se uji i lumit Markovë është helmues, ndërsa afër fshatit ndodhet edhe deponia Drislla, në të cilën hidhen mbeturina dhe materiale spitalore.

“Euuu! Në aksham nuk mund të dalësh jashtë nga era e keqe”, u shpreh një banor.

“T’i shohësh, veshkët e mia janë të shkatërruara nga ajri i ndotur që thithim çdo ditë. Më vjen shumë keq për fëmijët e mi, sepse janë ende të rinj dhe kanë gjithë jetën përpara, kjo është një mjerim”, u shpreh një banore tjetër.

Portalb.mk e pyeti Komunën e Studeniçanit se se pse ujërat e zeza derdhen në Lumin Markovë dhe a ka plan për zgjidhjen e këtij problemi, por deri në publikimin e këtij teksti nuk mori përgjigje.

Pak ditë më parë, më 9 shtator 2025, fshati Batincë u përball edhe me një ndotje tjetër, ku një zjarr i madh shpërtheu në deponinë Drislla, aty ku ndërmarrjet komunale hedhin mbeturinat. Tymi i madh dhe era e keqe u përhap në të gjithë zonën.

Edhe para dy viteve, në shtator 2023, banorët e fshatit Batincë për Portalb.mk theksuan problemet e ndotjes në lumin Markovë nga deponia Drislla dhe se aty nuk mund të gjesh asnjë gjallesë. Ata gjithashtu kanë protestuar dhe kërkuar që deponia Drislla të përmbushë standardet evropiane.

Po ashtu në shtator 2023, Ndërmarrja Publike “Drislla” Shkup u përball me një gjobë prej 110 mijë deri në 120 mijë euro, ndërsa udhëheqësi me gjobë deri në 6 mijë euro. Ky dënim erdhi pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme të Inspektoratit Shtetëror i Mjedisit më 4 shtator, 2023 pas denoncimit të qytetarëve nga fshati Batincë, për ndotjen e lumit Markovë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button