Melinda dhe Graniti vënë rrathët, pamje nga fejesa e çiftit

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi dhe menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, kanë zyrtarizuar hapin e madh në lidhjen e tyre.
Pas propozimit romantik për martesë që ndodhi të mërkurën, çifti ka organizuar ceremoninë e fejesës, ku të dy vendosën unazat si simbol i dashurisë dhe premtimit të përjetshëm.
Në fotot e shpërndara në rrjete sociale, Melinda dhe Graniti shihen të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa ndajnë momente të paharrueshme.
Dekori elegant, torta e bardhë dhe detajet e veçanta e bënë ceremoninë edhe më të bukur dhe të paharrueshme për çiftin.




