Mexhiti: Pensionistët do të kenë gjithmonë kujdesin dhe respektin tonë

Pasditen e sotme, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, u takua me pensionistët e komunës, ku bisedoi me ta për kujtime nga e kaluara dhe idetë e tyre për të ardhmen e Çairit.

Mexhiti theksoi mirënjohjen e pensionistëve për kujdesin e treguar nga qeveria, sidomos për rritjen e fundit të pensioneve.

“Nga 1 Tetori ka hyrë në fuqi rritja e fundit e pensioneve, e cila së bashku me rritjen që do të vijë në muajin mars, përbën një ndihmë shtesë prej 7 mijë denarësh. Kjo është mënyra se si qeverisim ne: duke punuar për të gjithë dhe duke ofruar më shumë siguri, dinjitet dhe qetësi për qytetarët tanë” u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se kujdesi për pensionistët nuk do të mungojë asnjëherë në Çair.

“Do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me respekt, përkujdesje dhe mbështetje, duke nderuar gjeneratën që ka punuar e sakrifikuar për të ndërtuar të ardhmen e vendit tonë” theksoi Izet Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button