Muhamed Elmazi me subvencion prej 3 denarë për litër qumështi për blegtorët e Sarajit

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka prezantuar një masë konkrete mbështetëse për blegtorët lokalë. Ai ka bërë të ditur se komuna do të ndajë subvencion prej 3 denarë për çdo litër qumësht për prodhuesit vendorë që merren me ruajtjen e lopëve mjellëse.

Në komunën e Sarajit, sipas të dhënave, ka rreth 100 familje që merren me blegtori, dhe kjo nismë synon të lehtësojë punën e tyre dhe të garantojë një mbështetje të qëndrueshme.

Elmazi theksoi se përmes kësaj mase stimulohet prodhimi i brendshëm i qumështit, si dhe zhvillimi rural në komunën e Sarajit.

https://www.facebook.com/muhamed.elmazi.50/posts/4221988478090255?ref=embed_post

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button