Ngriten padi penale kundër dy personave që i vunë flakën deponisë ilegale në Strugë

SPB Struga ka paraqitur kallëzim penal kundër E.V. (38) nga Prilepi, me qëndrim të përkohshëm në Strugë, dhe kundër F.N. (61) nga Struga, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të kallëzuarit, më 02.08.2025, në deponinë e qytetit në Strugë, janë kapur në flagrancë duke nxjerrë tela bakri nga sende të ndryshme, të cilat më pas i kanë djegur duke shkaktuar zjarr. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Strugës, ndërsa E.V. dhe F.N. janë privuar nga liria.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button