Një bakter i rrezikshëm që shpëton jetë: Salmonela si terapi e re për kancerin e zorrëve

Një studim i ri ka zbuluar se salmonela mund të projektohet për të mundësuar qelizat T të vrasin qelizat e kancerit. Ajo transmetohet përmes ushqimit të papërpunuar termikisht, enëve të kontaminuara ose duarve të një personi të infektuar
Salmonela, e cila mund të shkaktojë helmim nga ushqimi, mund të projektohet për të lejuar një lloj qelizash të bardhë të gjakut që mbrojnë trupin nga infeksionet dhe sëmundjet për të vrarë qelizat e kancerit.
Ky bakter patogjen mund të projektohet për të ndihmuar në luftimin e kancerit të zorrëve, pasi hulumtimi tregoi se bakteret ndalojnë qelizat vetjake imune të trupit.
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se salmonela mund të ndihmojë në luftimin e kancerit, por kur është përdorur në terapi, ajo nuk ka qenë aq efektive sa pritej, transmeton Telegrafi.
Salmonela u mundëson qelizave T të vrasin qelizat e kancerit
Një studim i ri ka zbuluar se bakter patogjen mund të projektohet për të mundësuar qelizat T – (limfocitet) një lloj qelize të bardhë të gjakut që mbron trupin nga infeksionet dhe sëmundjet – të vrasin qelizat e kancerit.
Duke përdorur minj, ekipi i studiuesve zbuloi se salmonela normalisht parandalon qelizat T të luftojnë qelizat e kancerit, sepse ajo e varfëron aminoacidin të quajtur asparagin.
Doktor Alaster Kopland, autor i studimit dhe bashkëpunëtor shkencor për imunologji në Universitetin e Birminghamit, tha se kjo hulumtim mund të shndërrojë një bakter që zakonisht shkakton sëmundje si salmonela, në një mjet që lufton kancerin.
“Kemi identifikuar proteinën përgjegjëse për këtë dhe kemi përcaktuar një objektiv të ri gjenetik, i cili mund të na ndihmojë të shfrytëzojmë potencialin e plotë të kësaj terapie”, tha Kopland. Studimi u publikua në revistën EMBO Molecular Medicine, sipas Sky News.



