Osmani për reformat në arsim: telefonat jashtë klasave

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të Çairit, para mësimdhënësve prezantoi vizionin e tij për arsim me tetë masa kryesore që synojnë motivimin e mësuesve, mbështetjen e prindërve dhe shkollim dinjitoz për çdo fëmijë.
Ai theksoi se arsimi do të jetë prioriteti nr. 1 i komunës: “Asgjë nuk është më e rëndësishme se fëmijëria dhe arsimi cilësor i çdo fëmije.”
Masat kryesore të programit:
Kufizim i numrit të nxënësve në klasë.
Uniforma, çanta dhe ushqim falas për nxënësit.
Qendra psiko-sociale me psikologë e logopedë.
Përfshirje për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Programi “Shtëpia ime e dytë” me aktivitete pas mësimit.
Zhvillim i sportit shkollor dhe infrastrukturës.
Ndalim i telefonave celularë gjatë orëve.
Fond për inovacione dhe mbështetje për mësuesit.
Osmani premtoi se Çairi do të bëhet komunë moderne, gjithëpërfshirëse dhe e sigurt, ku çdo fëmijë ka mundësi, prindërit mbështetje dhe mësuesit respekt.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button