Pse nuk duhet t’i hiqni qimet në hundë?

Shumë njerëz zgjedhin të heqin qimet e hundës për arsye personale. Por ja pse duhet të shmangni heqjen e tyre me piskatore (plucking).

Një folikul e vetme e qimeve të hundës mund të rrisë rreth më shumë se 60 centimetra qime gjatë gjithë jetës tuaj. Me kalimin e moshës, qimet e hundës bëhen më të gjata, më të trasha dhe më të dukshme.

Nuk ka ndonjë përfitim shëndetësor nga heqja e qimeve të hundës, por shumë njerëz i heqin ato për arsye estetike. Megjithëse mund të keni menduar të përdorni piskatoren për t’i hequr, ndoshta është më mirë ta lini atë dhe të përdorni një makinë prerëse në vend të saj.

Qimet e hundës janë një pjesë e rëndësishme e sistemit mbrojtës të trupit. Ato ndihmojnë në ndalimin e pluhurit, alergeneve dhe grimcave të tjera të vogla që mund të hyjnë në mushkëri.

Heqja e tepërt e qimeve mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj këtyre llojeve të grimcave. Pluck-u i qimeve gjithashtu mund të çojë në irritime, infeksione dhe qime të rritura nën lëkurë (ingrown hairs).

Në këtë artikull do të shohim arsyet pse duhet të shmangni heqjen e qimeve të hundës me piskatore dhe do të shqyrtojmë alternativat më të sigurta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button