Tetova nikoqire e kinemasë ndërkombëtare: ‘TIFF ODA’ sjell premierat më të reja

Në Tetovë po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit TIFF ODA, i cili këtë vit sjell një program të pasur me filma vendorë dhe ndërkombëtarë. Ky festival, që tashmë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme kulturore për qytetin dhe më gjerë, synon të promovojë kinematografinë e re, të krijojë ura bashkëpunimi mes autorëve dhe të ofrojë një hapësirë unike për debat artistic, shkruan Portalb.mk.

Siparin e këtij edicioni e hapi filmi “Burri i shtëpisë” me regji, skenar dhe producent Andamion Murataj që pasqyron konfliktet e thella njerëzore dhe shoqërore shqiptare.

Gjatë ditës së dytë të festivalit u shfaqën këto filma:

Common- Pear-Slovenia, UK-Gregor Božič-15’,
Hun Tun-Czech Republic-Magdalena Hejzlarová -15’,
Recurring Memory and It’s Temporal Effect-Germany-Nazlı Moripek-17’,
Block E- No. 5”-Austri,
Dead Empire-Türkiye-Murat Boncuk- 8’,
Antigona-North Macedonia-Ibër Deari & Mirsad Abazi-20’, dhe
It Was Just an Accident-Iran, France, Luxembourg-Jafar Panahi-105’
Ndërkaq në mbrëmje u shfaq filmi “Krejt e thirrin Rexhën” i cili u mirëprit me shumë duartrokitje nga publiku i pranishëm. Një film nga regjisori Ibër Dehari, që eksploron identitetin, kujtesën kolektive dhe thirrjen e brendshme për të qenë vetvetja

Sot në ditën e tretë shfaqen filmat:

Nën Ninullë-Kosovo-Majlind Beluli-12’
Iron Souls-North Macedonia-Arberesha Alija-9’
Chislobog-North Macedonia-Simon Gegaj-10’
One Bad Day-Türkiye-Yaşar Güney Yurdakul-20’
Tarik-Serbia-Adem Tutić- 27’
Through Xhelo’s Eyes-North Macedonia-Besa Tusha-13’
Good Luck, Sara!-Bosnia and Herzegovina-Isidora Ratković-20’
Daydreaming-Poland-Aleksandra Szczyrek-15’
Heavy Weight-Korea-Sea-Hoon Jeon-14’ Flow-Latvia, Belgium, France-Gints Zilbalodis-85’
Në mbrëmje me fillim nga ora 20:00, shfaqet filmi “Lejleku” i regjisorit kosovar, Isa Qosja- Montenegro, Kosova, Albania, North Macedonia-97′.
Filmi ‘Lejlek’ flet për një fshat të përgjumur në Malin e Zi, ku shumica e vendasve kanë emigruar në SHBA. Ky fshat është mjedisi i një historie të hidhur të tre grave. Suta i reziston presionit për t’u martuar me binjakun autik të burrit të saj të ndjerë, Vezirja dhe Dranja duhet të mësojnë të bashkëjetojnë pasi burri i tyre i përbashkët planifikon të largohet, Fizja përpiqet të gjejë një nuse për djalin e saj. Por, me ardhjen e një lejleku shqetësohen të gjithë fshatarët supersticioz.
Për 97 minuta, publiku do shikojë performancën e mrekullueshme të aktorëve: Arta Dobroshi, Donat Qosja, Shkumbin Istrefi, Arben Bajraktaraj, Flonja Kodheli, Doresa Rexha, Mirush Kabashi, Kumrije Hoxha, Zyliha Miloti, Luan Jaha, Selman Jusufi, Safete Rogova, Gentian Anastasi, Besa Tusha.

Festivali do të zgjasë deri më 21 Shtator, ku para publikut do të shfaqen 44 film ndërsa 34 prej tyre do të garojnë për çmimet kryesore në pesë kategori; Cine Balkan Panorama, Anorama, Short Fiction, Short Documentary, Short Animation dhe Student Film.

“TIFF ODA” vazhdon të mbetet një dritare e rëndësishme për prezantimin e krijimtarisë filmike dhe për forcimin e dialogut kulturor mes artistëve nga rajoni dhe bota.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button