VDIEO / Isnik Alimi: Na duhet fitorja ndaj Lihtenshtajnit me çfaredo rezultati

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll vazhdon përgatitjet në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski”në prag të përballjes me Lihtenshtajnit, e cila do të zhvillohet të dielën në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Mesfushori i përfaqësueses së Maqedonisë, Isnik Alimi, beson se tri pikët në ndeshjen kualifikuese kundër Lihtenshtejnit janë tejet të rëndësishme, pavarësisht faktit nëse ndeshjen e fiton me 1:0, 3:0 apo 5:0. Mesfushori thotë se po analizohen gabimet nga ndeshja e fundit miqësore me Arabinë Saudite.
“Normalisht, kur humbet ndeshja nuk është mirë. Arabia Saudite është një ekip i mirë dhe ne filluam me disa lojtarë të rinj në formacionin titullar. Ishte një provë e mirë për ne, për të parë se sa larg jemi dhe duhet të analizojmë se çfarë shkoi keq në mënyrë që të mos ndodhë përsëri në ndeshjet e ardhshme. Tani çdo ekip kombëtar është serioz, por me Lihtenshtajnin duhet të fitojmë, nuk ka rëndësi nëse është 1:0, 3:0 apo 5:0, gjëja më e rëndësishme është ti fitojmë pikët në Shkup. Ky është qëllimi ynë për këtë ndeshje,” tha mes tjerash Isnik Alimi.



