Veteran i UÇK-së: BDI edhe me 8 parti të tjera, nuk e fiton Tetovën

Veterani i UÇK-së, Jeton Selmani, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet lokale në Tetovë, duke theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka më mundësi të fitojë këtë komunë, edhe pse tashmë garon me përkrahjen e disa partive tjera, raporton gjurme.info
“BDI dikur e vetme i fitonte zgjedhjet, kurse sot me 7-8 parti nuk do të mundet ta fitojë komunën e Tetovës. Arsyeja është e thjeshtë: me hajna dhe fajdexhi që e kanë mjel popullatën e Tetovës nuk mundesh të fitosh. Dikur kemi bërë çmos, kemi rrezikuar edhe jetën për ta fituar BDI-në, por jo për t’i shpërblyer hajnat e fajdexhinjtë,” ka shkruar Selmani.
Ai paralajmëroi se vetëm disa ditë para zgjedhjeve do të zbulojë edhe arsyet konkrete pse, sipas tij, BDI nuk ka gjasa të marrë fitore në Tetovë.
“Jam i lirë si zogu në mal, në zemër të Shqipëtarisë – Tetovë,” ka përfunduar ai.



