Vihet nën kontroll zjarri që përfshiu hapësirat e Klinikës së Dermatologjisë në Shkup

Vihet nën kontroll zjarri që përfshiu hapësirat e Klinikës së Dermatologjisë në Shkup
Alsat raportoi për një zjarr që sot përfshiu hapësirat e Klinikës së Dermatologjisë në Shkup. Nga klinika kanë konfirmuar se situata është vënë menjëherë nën kontroll dhe fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz.
Nga Klinika e Dermatologjisë thonë se nuk ka arsye për panik dhe shërbimet në klinikë vazhdojnë normalisht. /Alsat.mk



