Vizitë në Studeniçan: Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri dhe kandidati Bislimi në terren

Sot ishim në Komunën e Studeniçanit për të inspektuar projektet infrastrukturore që janë realizuar dhe që po zhvillohen aktualisht.
Bashkë me kandidatin për kryetar komune nga radhët e VLEN, z. Sedat Bislimi, vizituam disa prej investimeve më të rëndësishme për këtë komunë:
➡️ ndërtimin e plotë të rrugës në fshatin Batincë,
➡️ ndërtimin e urës së re në rrugën e fshatit Cvetovë,
➡️ si dhe punimet në rrugën e Ujit të Kuq.
Këto projekte kanë qenë të domosdoshme për banorët e kësaj zone për vite të tëra, e ne si Qeveri, vetëm për një vit e gjysmë qeverisje, po i realizojmë me përkushtim dhe transparencë.
Në total, 6 projekte infrastrukturore në Komunën e Studeniçanit po realizohen me mbështetje nga Qeveria, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3 milionë euro.
Mirëqenia qytetare VLEN, dhe ne do të vazhdojmë të investojmë aty ku qytetarët kanë më së shumti nevojë.



