VLEN: 19 tetori do të jetë përgjigjja e qartë ndaj BDI-së dhe hipokrizisë së saj

Partia në pushtet VLEN ka sulmuar ashpër BDI-në, duke e akuzuar se e ka kthyer patriotizmin në “mbulesë për korrupsion dhe klane familjare”.

“Kur shqiptarët e Likovës pinin ujë me arsen, tenderët numëroheshin në xhepat e të afërmve të pushtetit. Kur qytetarët prisnin investime dhe zhvillim, pushteti i tyre shndërrohej në pazare dhe abuzime”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Sipas kësaj partie, “Artan Grubi është turpi i listës së zezë të SHBA-ve i kapur për ryshfet dhe korrupsion”, ndërsa “krahu i tij i djathtë, Enver Bexheti, ka shërbyer për të liruar Mijallkovin dhe për të mbrojtur klanin”. Po ashtu, Përparim Bajrami në krye të Lotarisë Shtetërore, sipas VLEN-it, është “sinonim i pazareve të pista, duke ndarë tenderët si plaçkë mes të afërmve të tyre politikë”.

“Këto nuk janë shpifje, por fakte të dokumentuara nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Patriotizmi i BDI-së është perde e grisur që s’mund të mbulojë më hajnitë dhe tradhtitë e tyre,” thekson komunikata.

VLEN shton se BDI, edhe kur ishte në pushtet, “nuk e pengonin as Gruevski e as Mijallkovi”. Ndërsa sot, sipas partisë në pushtet, kjo parti “të dëshpëruar, hyjnë në pazare edhe me parti anti-BE dhe anti-NATO, vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre politike”.

“Më 19 tetor, shqiptarët do ta mbyllin njëherë e përgjithmonë epokën e patriotizmit të rremë”, përfundon komunikata e VLEN-it.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button