Zgjedhjet në Kosovë, 21 komuna zgjodhën kryetarët në raundin e parë, 17 në balotazh

17 komuna nga 38 në total do të shkojnë në balotazh në raundin e radhës të zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 9 nëntor. Komunat që arritën në raundin e parë të zgjedhin kryetarë shqiptarë janë Podujeva, Ferizaj, Skenderaj, Hani i Elezit, Istogu, Lipjani, Shtimja, Kamenica dhe Deçani, transmeton Euronews.

Kandidatët në 17 komuna nuk siguruan mbi 50 për qind të votave në raundin e parë. KQZ njoftoi të dielën se pjesëmarrja në votime ishte 39% dhe të drejta vote kishin 2 069 098 votues, ndërsa rreth 44 mijë ishin regjistruar si votues nga jashtë vendit.

PDK fitoi lehtësisht në Skënderaj (83.45%), Ferizaj (56.47%) dhe arriti një fitore të ngushtë në Han të Elezit (50.94%), ndërsa shkon balotazh në komuna si Prizren, Mitrovicë e Jugut dhe Kaçanik.

Lëvizja Vetëvendosje (VV) siguroi fitore të drejtpërdrejta në Podujevë (53.42%), Shtime (50,47%) dhe Kamenicë (50.56%), ndërsa shkon në balotazh në disa komuna, përfshirë Prishtinën, Prizrenin dhe Mitrovicën e Jugut.

LDK arriti të fitojë në Istog (58.78%) dhe Lipjan (51.15%), por garon në balotazh në disa komuna tjera, përfshirë kryeqytetin. AAK, nga ana tjetër, fitoi vetëm në Deçan (51.57%), por ruan avantazh në Gjakovë, Suharekë dhe Rahovec.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button